Berisha: Dumani nuk është i penduar, pas bosëve të krimit qëndrojnë qeveritarët e Rama

Në një dalje nga selia blu për mediat ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se operacioni i SPAK-ut ditën e djeshme ka qenë i dekonspiruar.

Ai tha se pas çdo bosi të krimit qëndron një qeveritar dhe qëndrojnë lidhjet e Edi Ramës, e prokurorëve dhe policëve.

Berisha: Pak ditë më parë u bë publike ë Dumani, një vrasës serial është bërë i penduar. Nëse prokuroria dhe kushdo tjetër është i interesuar që të gjejë dekonspirimin, është akti më madhor i dekonspirimit. Të gjithë ata që kishin bërë porosi te Dumani apo që ua dinte aferat, lehtë e lehte morën arratinë. Askush nuk thotë dot ë kjo ishte e paqëllimshme sepse pas çdo bosi qëndron një qeveritar dhe qëndrojnë lidhjet e Edi Ramës, e prokurorëve dhe policëve. Kjo nuk ishte rastësi.

Ajo që ju servir shqiptarëve si sukës ishte një blof. Unë mbështes aktet për ndëshkimin e krimit, por dënoj bashkëpunimin e krimit dhe shtetit. Rama doli dje për të përsëritur fjalët e kreut të SPAK-ut sepse detyruar lidhjet e tij me bandat dhe krimin. Kreu i SPAK dje tha se Dumani nuk është i penduari i drejtësisë. Por për të njoftuar bandat u tha ë ai po flet dhe të gjithë do të ishin të arrestuar. Ky është një akt kriminal.