Eurovision 2022, sonte nata e parë. Ronela Hajati pritet të "shkundë" skenën

Sot në orën 21:00 fillon edicioni i 66-të i Eurovision Song Contest. Nata e parë do të zhvillohet në Pala Olimpico Arena, në Torino të Italisë.

Eurovision ka publikuar dhe renditjen e performancave të natës së sotme dhe e para që do të nisë edicionin është Shqipëria me Ronela Hajatin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë me këngën "Sekret" pritet të ndezë skenën me performancën e saj, të  diskutuar dhe komentuar mjaft ditët e fundit në rrjet si "tepër provokuese".

Pavarësisht zhurmës performanca e këngëtares nuk ka ndryshuar dhe presim që sonte ajo të shkelqejë e të ndezë skenë me përformancën dhe energjinë e saj shpërthyese.

 

Sekret është renditur muajin e shkuar e pesta, si një ndër këngët më të dëgjuara të këtij edicioni.

Eurovision 2022, sonte nata e parë. Ronela Hajati pritet të