Ekzekutohet me 4 plumba 32-vjeçari para burgut, dalin pamjet e vrasjes së të riut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2022, 18:02
Një video ku shihet ekzekutimi i një 32-vjeçari në Itali, mbrëmjen e 17 majit është publikuar nga mediat e huaja.
Kamerat e sigurisë së burgut në Foggia kanë filmuar momentin se si është vrarë i riu Alessandro Scrocco.
Në video shihet se vrasësi ishte fshehur pas një makine të parkuar dhe ka pritur ardhjen e 32-vjeçarit. Më pas ai është afruar te makina dhe e ka ekzekutuar me 4 plumba.
Pas vrasjes, siç tregojnë pamjet, autori në në një makinë me ngjyrë të errët, e cila ishte e parkuar afër me atë të viktimës, e më pas është arratisur, së bashku më shoferin që po drejtonte mjetin.
Deri më tani ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, dhe autori ndodhet në kërkim.

