Mësuesja lind fëmijë me nxënësin 15 vjeçar. I iepte leksione private

Gjykata e Apelit të Firences konfirmoi dënimin e shkallës së parë për gruan nga Prato e cila, u dënua me 6 vjet e 6 muaj  për dhunë seksuale ndaj të miturve. Gruaja në verën e vitit 2018 lindi një fëmijë me një djalë 15-vjeçar, student i saj në kurse private të gjuhës angleze.

Ajo, tashmë 34 vjeçe, e dënuar për akte seksuale dhe dhunë seksuale ndaj një të mituri, ka përfituar sot vetëm 15 ditë ulje dënimi nga 6 vjet e 6 muaj të caktuar nga gjykata.

Në 2018 edhe bashkëshorti i saj u dënua me 1 vit e 8 muaj për ndryshim të gjendjes martesore, për atribuimin e atësisë së të porsalindurit.