Makinat e bllokuara, policia nuk ka ambiente për mbi 14 mijë mjete, pronarët nuk i tërheqin

Më shumë se 14 mijë mjete të bllokuara apo aksidentuara ndër vite qëndrojnë stok pranë ambienteve të komisariateve si dhe pikave të bllokimit. Për shumë prej tyre proceset gjyqësore kanë përfunduar por pronarët nuk i tërheqin për shkak të gjobave të larta dhe taksave të rritura. Policia nuk ka ambiente ku ti mbajë ndërkohë që edhe amnistia e propozuar 2 vite më parë me qëllim dërgimin e tyre për skrap nuk është zbatuar.

“Kjo Makinë më targa të Durrësit ka që prej vitit 2008 e cila qëndron këtu në pikën e bllokimi të mjeteve. Në këtë ambientet janë të shumtë automjete, motomjete si dhe tricikla të cilët qëndrojnë për vitesh të pa lëvizura.”

Policia rrugore ka aktualisht dy ambientet për mbajtjen e mjeteve të cilat aksidentohen dhe sekuestrohen si prova në proces hetimi.

Sipas burimeve numri total i makinave të bllokuara shkon mbi 14 mijë ndërkohë që për disa prej tyre edhe pse ka përfunduar procesi hetimor pronarët nuk i tërheqin, për shkak se vlera e gjobës si dhe ajo e parkimit është më e lartë se vlera e mjetit.

Nisur nga ambientet e pamjaftueshme, policia rrugore apo ashtu edhe komisariatet janë të detyruara që makinat te përfshira në aksidente apo te bllokuara ti lënë ku të munden duke zënë kështu hapësirat publike.

Në vitin 2020 u kërkua një amnisti me qëllim dërgimin e tyre për skrap, por nisma nuk u zbatua.

Burimet i thanë Ora News së policia është e detyruar të marrë ambiente me qera për lënien e këtyre mjeteve.

Por kjo kërkon fonde ndërkohë që një tjetër problem është edhe numri i punonjësve që janë të detyruar të angazhohen për ruajtjen e tyre.

Makinat e bllokuara, policia nuk ka ambiente për mbi 14 mijë mjete,