Yuri Kim: Kjo është toka e Skënderbeut, unë jam admiruese e madhe e tij
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim theksoi gjatë ceremonisë së përurimit të restaurimit të Kullës në kalanë e Pezës se duhet parë nga e ardhmja duke mësuar nga gabimet e së shkuarës.
Ky ishte mesazhi që ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim theksoi gjatë ceremonisë së përurimit të restaurimit të Kullës në kalanë e Pezës.
Në fjalën e saj ambasadorja u shpreh se është një admiruese e heroit tonë kombëtar, Skënderbeu.
“Kjo është toka e Skënderbeut. Unë jam admiruese e madhe e tij. Ju nuk po mendoni që është toka e Skënderbeut. Por është më shumë se kaq. Është toka e fëmijëve tanë. Jemi të kënaqur që jemi këtu së bashku me të ardhmen. Ne mund të mësojmë nga mësimet e të shkuarës. Nëse diçka shkatërrohet ne do ta rindërtojmë. Nëse vëmë tullë mbi tullë për të ardhmen ne mund ta bëjmë këtë të gjithë së bashku.”
Kalaja e Prezës u restaurua pasi pësoi dëmtime të shumta nga tërmeti i 26 nëntorit duke shkaktuar shembjen e pjesës së sipërme të kullës së sahatit përfshirë çatinë, katër kolonat dhe një pjesë të muraturës.
Restaurimi u krye me mbështetjen financiare të fondit të ambasadorëve të SHBA për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe Suedisë si dhe mbështetjen shkencore të fondit botëror të monumenteve, trashëgimia kulturore pa kufij Shqipëri.
Me fondet e SHBA u restaurua dhe kalaja e Krujës dhe ajo e Durrësit gjithashtu të dëmtuara nga tërmeti i dy viteve më parë.
