Fushë Krujë, kamioni del nga rruga, plagoset shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2022, 10:45
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin e vjetër rrugor Droje-Fushë Krujë.
Një mjet kamion trailer, gjate natës ka dal nga rruga e ka rënë anash rrugës.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shoferi A.S.,52 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetë.

