“Ndeshja e vdekjes” argëton fëmijët në Angli. Sportistët përgjaken me mjete të forta (Foto)
“Ndeshja e vdekjes”, kështu është pagëzuar eventi i përgjakshëm i mundjes dhe boksit, një gjetje horror për të argëtuar njerëzit. Në datën 29 prill i ashtuquajturi spektakël u organizua nga Klubi Konservator i Seaham në kontenë Durham të Anglisë, evenimenti sportiv me doza të forta dhune, ku ishin të pranishëm edhe familje me fëmijë, u bllokua nga policia.
Konkurrentët e dhunshëm u lejuan t’i sulmojnë kundërshtarët me mjete të forta madje edhe me copa xhami, ndërsa “Colliery Championship Wrestling” e ka quajtur këtë “ndeshja e vdekjes”. Përfaqësuesi i kësaj federate, kërkoi falje për dhunën e tepruar edhe pse theksoi se të pranishmit u argëtuan.

Një prej përballjeve në veçanti degjeneroi në dhunë ekstreme, ajo mes Ronnie Thatcher dhe Blizzard ku të dy përdorën armë të forta, sipas organizatorëve pa dijeninë e tyre. Organizatorët theksojnë gjithashtu se gjëra të tilla ndodhin edhe në jetë dhe evente të tilla nuk janë për njerëz që preferojnë një filxhan çaj.

Pamjet horror janë filmuar gjatë evenimentit kur performuan dy sportistët në fjalë ndërsa audienca orej 80 personazh duket se e ka shijuar të ashtuquajturin spektakël sportiv. Mes njerëzve ka edhe fëmijë ndërsa prindërit e tyre janë të përqëndruar te filmimet me telefon duke mos u shqetësuar aspak.

“Ndeshjet e vdekjes” ku lejohet një numër i ckatuar mjetesh të forta, u organizuan fillimisht në vitet 90 ku nga organizata wrestler WWF u shkëputën disa elementë që krijuan federatat më të dhunshme të versionit klasik dhe argëtues.
