Vllaznia pa rivalë, kampione e Shqipërisë për të nëntën herë rresht

Vllaznia kampione e Shqipërisë për femra. Skuadra e vajzave nga veriu arritën rë mbyllin me sukses kampionatin për të nëntin sezon rresht duke konfirmuar dominimin absolut në futbollin e femrave.

Diferenca prej 8 pikësh me Apoloninë e vendit të dytë edhe pse fieraket do luajnë edhe dy deshje deri në fund, është e parikuperueshme dhe shkodranet mund të festojnë pas suksesit të së enjtes kundër Skënderbeut me rezultatin 12-0.