Ndizet pallati i sportit në Mitrovicë. Shikoni se çfarë niveli e atmosfere basketbolli në Kosovë (Video)
Basketbolli shqiptar? I pakrahasueshëm as me atë në Kosovë ku gjatë këtyre ditëve po zhvillohen gjysmëfinalet, njëra prej të cilave mes mes Trepçës dhe Pejës e fiksuar në shifrat 2-0 pas një suksesi drithërues në skuadrës nga Mitrovica në pallatin e sportit të qytetit verior.
Pas suksesit në ndeshjen e parë, akti i dytë dhuroi një nga sfidat më spektakolare të viteve të fundit në koshin kosovar. 107:105 triumfuan pas dy shtesave djemtë nga Mitrovica.

Përballje që u luajt në një atmosferë elektrizuese në pallatin e sportit “Minatori” ku tifozeria e flaktë e vendasve i dha një dorë të madhe ekipit për t’u afruar vetëm një fitore larg finales së sezonit.

Përtej kronikës së ndeshjes që Purvis e mbylli me 36 pikë dhe 5 asiste ndërsa Andrew Gordon shtoi 22 të tjera, ajo që bie në sy është niveli i lartë i basketbollit në vendin fqinjë, shumë larg nivelit të koshit shqiptar edhe pse prej dy sezonesh ekipet nga Kosova dhe Shqipëria po organizojnë Ligën Unike ku gjithashtu kanë dominuar ekipet nga Kosova.







