120 milionë euro për sulmuesin që po çmend Europën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2022, 12:37
PSG shikon përtej francezit Kylian Mbappe, në kontakte me Realin prej kohësh, duke synuar yllin e ardhshëm të futbollit urguajan, Darwin Nunez. Plot 120 milionë euro ofron Al-Khelaifi për të bindur Benfica-n ta lejë të lirë.
I transferuar një sezon më parë nga Almeria për 26 milionë euro, 23-vjeçari ka shënuar 26 gola në 28 ndeshje dhe forma e tij fantastike ka rënë në sy aq sa shumë klube europiane janë vënë në radhë për sulmuesin e Benfica-s.
Nunez është rritur në radhët e skuadrës më të lavdishme të Uruguajit, Penarol. Oferta e francezëve është e parrezistueshme pasi edhe lojtarit i ka premtuar miliona euro dhe një kontratë tafatgjatë për një projekti që parashikon fitoren me çdo kusht të Champions League.
