Skënderbeu pa trajner, Skënder Gega largohet pas rrëzimit zyrtar të skuadrës në të Parën

Skënder Gega largohet nga stoli i Skënderbeut kur kanë mbetur edhe tre ndeshje nga fundi i sezonit. Pak ditë pas zyrtarizimit të korçarëve në Kategorinë e Parë sezonin e arfhshëm, tekniku tropojan ka paraqitur dorëheqjen pasi dështoi në realizimin e objektivit të vështirë.

Gega e mori drejtimin e Skënderbeut në muajin mars kur skuadra ishte rrëzuar në vendin e fundit të klasifikimit në një situatë aspak komode dhe pothuajse të pashpresë. Në 9 ndeshje me skuadrën juglindore, Gega numëron 5 barazime, 3 humbje dhe 1 fitore.