Kumbulla dëmton Mourinhon, laciali Cana “tallet” me të dy
Marash Kumbulla dëmton Jose Mounrihnon në stërvitje dhe portugezi përfiton nga rasti për të vënë në lojë mbrojtësin shqiptar të Kombëtares. Në profilin e tij në Instagram, tekniku luzitan ka postuar një foto me momentin kur shtatlarti shqiptar i kryen një ndërhyrje dhe në të shkruan: “pasi Karsdorp u bullizua në rrjetet sociale më duhet të postoj këtë foto dhe të them se është Kumbulla ai që më dëmtoi”.
Këtë postim e bëri pak orë pasi kishte bërë një tjetër me një pyetje për të gjithë tifozët të cilëve u kërkon të japin mendimin e tyre se kush e dëmtoi në stërvitje, RK apo MK?

Në postimin e dytë ku zbardh edhe identitetin e lojtarit që bëri ndërhyrjen, Mourinho shton:
Mourinho: E bëre
sepse të kam lënë në pankinë?
Kumbulla: Preka vetëm topin mister
Lorik Cana: Jose, Marash Kumbulla kërkon të të mbajë jashtë formacionit titullar të Tiranës

