Futbollisti meksikan gjendet i vdekur në bagazhin e makinës së tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2022, 19:33
Shok total në Meksikë ku ditën e enjte është gjetur i pajetë ish-mesfushori i Chivas, Salazar i quajtur ndryshe "Hulk".
Autoritetet e kanë identifikuar me vështirësi pasi trupi i tij ishte shkrumbuar për shkak të flakëve në makinen e djegur ku ishte vendosur pasi ishte ekzekutuar fillimisht me plumb në kokë.
Ai ishte tërhequr nga futbolli profesionist në vitin 2015 pasi kishte milituar edhe në disa klube të tjera meksikane. Vdekja e tij mendohet se ka lidhje me aktivitetin kriminal të karteleve të drogës në Meksikë.
