Modest në fushë dhe jashtë saj, Kante, lojtari i njerëzve të thjeshtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2022, 13:43

Drejton makinë “Mini Cooper”, qethet te berberi i lagjes, turpërohet kur i kërkojnë një foto me Kupën e Botës, refuzon të paguhet nga Chelsea nëpërmjet kompanive “offshore”, pranon të darkojë me fansat dhe luan me ta në FIFA.
Me një karrierë të pabesueshme dhe sërish mbetet një njeri i përulur, Ngolo Kante, mesfushori i Chelsea-t dhe Francës që ka në muzeun e tij lot 10 medalje të rëndësishme;
2016 : Premier League Kampion
2016 : EURO 2016 Finalist
2017 : Premier League Kampion
2018 : FA Cup Fitues
2018 : Kupa e Botës Kampion
2019 : Europa League Fitues
2021 : Champions League Fitues
2021 : UEFA Super Cup Fitues
2021 : UEFA Nations League Fitues
2022 : Botërori i Klubeve Kampion
