Tottenham “shuplakë” Arsenalit, bileta e fundit Champions mbetet mes dy skuadrave londineze (Video)

Tottenham i jep një leksion futbolli Arsenalit në derbin e Londrës. Ndeshja e javës së 36-të, një duel i drejtëpërderejtë për vendin e katërt, foli tërësisht për skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte që shkatërroi rivalët 3-0 me dy gola të Kane dhe një të Son.

Ndeshja nisi menjëherë me avantazhin e Tottenham që nuk e ktheu asnjëherë kokën pas duke shënuar edhe dy herë të tjera në portën e skuadrës së Artetas, tashmë vetëm një pikë larg Tottenhamit kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i sezonit.