Titulli i 26 i Tiranës, nuk mungon në urime presidenti i FIFA-s
Është bërë traditë që kreu i institucionit të futbollit botëror, Giani Infantino të mos mungojë në urimet që përcjell për skuadrat kampione në mbarë botën në fund të çdo sezoni dhe nuk ka ndodhur ndryshe as këtë herë.
Në letrën dërguar FSHF-së, Infantino thekson se ky titull për skuadrën e Tiranës vjen si rezultat i punës së palodhur, pasionit dhe përkushtimit të të gjithë ekipit. Teksti i plotë i letrës vijon si më poshtë;
I dashur President,
Me shumë kënaqësi uroj KF Tirana për kurorëzimin si kampione e Shqipërisë për edicionin 2021/22.
Ky titull nuk mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e të gjithë ekipit dhe çdokush në klub duhet të ndihet shumë krenar. Lutem, dërgoni urimet e mia çdokujt që ka qenë i përfshirë në këtë arritje të madhe.
Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, gjej rastin t’ju falënderoj juve dhe Federatën tuaj për kontributin tuaj në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri dhe Europë.
Pres të shihemi së shpejti,
Juaji sinqerisht,
Gianni Infantino.

