Mane me zemër të madhe. Spital në fshatin e lindjes me vlerë 530.000 euro

Kampion i Afrikës, lideri që çoi Senegalin në Botërorin 2022 dhe një njeri human. Sadio Mane nuk e ka fshehur asnjëherë lidhjen e fortë që ka me vendlindjen, pavarësisht faktit se ai luan në një nga klubet më të fortë të planetit.

Sulmuesi i Liverpool, i njohur për sipërmarrjet e bamirësisë për përmirësimin e jetës së banorëve të Senegalit, ka finalizuar një projekt të suksesshëm për ndërtimin e një spitali. Ai bën me dije se kanë nisur punimet për ndërtimin në fshatin e lindjes Bambaly që do të kushtojë rreth 530.000 euro.

Prej pak kohësh ai ka ndërtuar plotësisht edhe një shkollë në të njëjtin fshat ku fëmijët do të kenë mundsi të edukohen sipas standarteve europiane.