Newcastle pranë blerjes së parë të verës. Sulmuesi i Shqipërisë drejt "St. James Park"

Newcastle është gati të bëjë goditjen e parë në merkato dhe është pikërisht një shqiptar në majën e listës se deshirave të sheikut arab.

Armando Broja ka qenë i vëzhguari special i "qymirxhinjve" gjatë ndeshjeve të fundit edhe pse ai nuk po e gjen rrugën e golit që prej 11 takimesh.

Sulmuesi shkodran në pronësi të Chelseat, aktualisht i huazuar te Southampton do të jetë lojtari i parë që do të përforcojë organikën e Newcastle.

Drejtuesit e klubit nga veriu i Anglisë kanë nisur bisedimet dhe sipas mediave ishullore, interesi është konkret dhe marrëveshja ka shumë mundësi të finalizohet gjatë ditëve të ardhshme.