Qëndroni të qetë, UEFA nuk i anullon biletat e shqiptarëve. Procedura nuk do të përsëritet
Shqiptarët që kanë mundur të sigurojnë bileta në faqen e UEFA-s për finalen e 25 majit, mund të qëndrojnë të qetë. Edhe pse UEFA i ka kërkuar falje Feynoord-it për mënyrën se si e menaxhoi procesin, nuk do të bëjë asnjë hap pas.
Tifozët holandezë që pretendojnë se nuk ishin lajmëruar për orën e saktë të shitjes, kërkuan përsëritjen e prcedurës por zyrtarisht kanë marrënjë përgjigje negative. Mediat bëjnë me dije se 89 % e biletave janë shitur për shqiptarët dhe në këtë mënyrë, ata do të kenë mundësi të hyjnë në stadium.
UEFA ka qenë e qartë në këtë pikë, procedura nuk do të përsëritet edhe sepse orientimi ka qenë i qartë që në fillim për faktin se shqiptarët duhet të kishin avantazh krahasuar me nacionalitetet e tjera në garën për një biletë.
