Berisha: Rama kërcënon BE-në për negociatat, nuk ka plotësuar asnjë kusht në 9 vite
Në një konferencë për mediet ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për hapjen e negociatave të vendit tonë me BE-në dhe deklaratat e Ramës.
Ai theksoi se Rama e ka kërcënuar publikisht BE-në që do të ndryshojë qëndrim nëse nuk hapen negociatat, duke shtuar se Rama nuk ka plotësuar asnjë kusht.
Berisha: Qëllimi më kryesor i kësaj bisede ishte parashikuar deklarata e djeshme e Ramës kërcënimi publik që ai i bëri BE se në rast se nuk merret vendimi për hapjen e negociatave ne do rishikojmë drejtimin e qëndrimit tonë. I bëj thirrje komitetit ndërkombëtar që Shqipërisë t’i hapë negociatat edhe pse Rama s’ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave. Të dalë një shqiptar të thotë çfarë ka bërë ai këto 9 vite për tu afruar me BE, në të kundërt i ka shkelmuar. Negociatat duhet të hapen. Për Edi Ramën sa më gjatë të shkojë procesi aq më poshtë do shkojnë standardet demokratike të vendit. 9 vite kontributi i vetëm është largimi nga procesi i hapjes së negociatave.
