Berisha: Ata që mohojnë gjenocide kryejnë vepër penale, Rama mbajti qëndrim prej zuzari
Në një konferencë për mediet ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama dhe Balla po mbrojnë qëndrimin e tyre të shëmtuar për votën kundra rezolutës për gjenocidin serb.
Ai theksoi se Rama fajin nuk mund t’ia kalojë të tjerëve dhe se ata që e mohojnë këtë gjenocid janë duke kryer vepër penal në raport me ligjet ndërkombëtare.
Berisha: Ata që përpiqen të mbulojnë qëndrimin e tyre të shëmtuar, mbrojtjen që i bënë gjenocidit dje, kryejnë vepër penale në përputhje me ligjet që dënojnë mohimet e gjenocidit të dy janë fajtor për këtë akt të shëmtuar. Rama deklaroi dje se fajin e ka Saliu. Duhet të jesh në stadin e primitivitetit që dhe një akt të tillë të ndërgjegjes individuale e njerëzore t’ua kalosh të tjerëve.
Pa asnjë diskutim që PD do të paraqesë, dora dorës e gjithnjë politikën e saj të jashtme, qëndrimin e politikën e saj të jashtme. Qëndrimi ynë është i bazuar në ligjin ndërkombëtar, në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Qëndrimi i Ramës është qëndrim zuzar dhe zuzar quhet qëndrimi kur nuk përfill normë dhe ligj. Dënoj qëndrimin e tyre të djeshëm. Ata që e mendojnë se kjo rezolutë ishte një kurth, unë i garantoj se nuk ishte kurth.

