Problemet dhe terapitë në çift/ Ekspertja Taçi: Vijnë shumë personazhe të njohura

Terapia ne çift është rrugëtimi i një çifti i udhëhequr nga një profesionist, në përpjekje për të kapërcyer disa probleme serioze, të cilat po i çojnë partnerët në dështimin e marrëdhënies.

Zvarritja e martesës është fatkeqësisht një rrugë e pashmangshme për shumë çifte.Disa probleme jo aq serioze mund te kalohen lehtësisht nga një çift që është i gatshëm të bashkëpunojë me njëri-tjetrin dhe të punojë shumë për t’i bërë gjërat më mirë, por disa situata më të vështira nuk janë aq të thjeshta për t’u zgjidhur. Në rrethana të tilla, një mjet i vlefshëm që mund të ndihmojë potencialisht çiftin nga gjendja e tyre e tepërt është terapia e martesës, e njohur gjithashtu si këshillim për çiftet.  Edhe çiftet me famë botërore kanë zgjedhur që të bëjnë nje terapi në çift që marrdhënia e tyre të ishte më e shëndetshme. Përmendim këtu çiftin  e aktorëve Dax Shepard and Kristen Bell.

E ftuar në emisonin “Jeto me Orën”  në RTV  Ora, terapistja Besarta Taçi foli për terapitë në çift, teksa thekesoi se moshat që e kërkojnë më shumë janë grupmoshat 35-40 vjeç.

Besarta Taçi: “Kur situata kristalizohet, duhet të shkojë çifti në terapi. Zakonisht vëmë re komunikim konfliktual mes çifteve, imponohen në komunikim. Ata duhet të bëjnë dhe ushtrime në shtëpi, duhet të dëgjojnë njëri-tjetrin. Aty ku komunikimi është I vakët, ka situata që çojnë dhe në tradhëti. Sepse kur nuk ka përgjigje të kërkesave të brendshme, vjen edhe tradhëtia. Kemi proces të drejtpërdrejtë që i komunikojmë çiftit. Në fazën  e parë dëgjojmë secilin prej partnerëve, më pas hartojmë një plan pune. Lindja e fëmijës së pare sjell në vëmendje shumë aspekte. Terapia ka të bëjë me çrregullimin fillestar. Nëse ekziston motivimi për të qëndruar bashkë, sigurisht që terapia ndihmon. Vajzat dhe gratë kërkojnë më tepër terapitë. Seancat individuale janë të mbrojtura nga kodi professional. Moshat që kërkojnë më shumë ndihmë janë 35-40 vjeç. Ka dhe personazhe të njohura që kërkojnë terapi në çift, vijnë në orare që mbrojnë privatësinë. Ata e mbajnë sekret.”