Robert Berisha pranon se është në një lidhje

Këngëtari dhe prezantuesi shqiptar Robert Berisha prej kohësh është në qendër të lajmeve rozë për lidhjet e tij, që pas ndarjes nga Nora Istrefi.

Roberti ka pranuar së fundmi se është në një lidhje dashurie me një vajzë që quhet Laureta.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Mesa duket për këngëtarin ka ardhur koha të mendojë për një partnere në jetën e tij, pas një pauze 4 vjeçare, pas ndarjen nga Nora Istrefi me të cilën ka dhe një vajzë.

"Pas një pauze prej 4 vitesh ku iu përkushtova Rennesë dhe karrierës sime, po tani "robi plaket kur do vetë". Jam shumë i lumtur ", ka thënë këngëtari.

I pyetur nga "Pardon my French" në Top Channel, nëse do të ketë dasmë për zyrtarizimin e lidhjes së tij, ai u shpreh se nuk ia vlen të bëj një shpenzim të tillë e se me ato para mund të bëj ca pushime të mira.