Vuani nga ankthi? Ja si të shpëtoni prej tij
Të gjithë në jetë kemi pasur momente ku kemi përjetuar ankth. Një gjendje e cila vjen nga një situatë ose mendim i caktuar. Por kur ajo përsëritet vazhdimish e bëhet penguese për të jetuar jetën në të gjitha dinamikat e saj, individi atëherë udhëhiqet nga ankthi i tij, duke humbur cilësinë e jetës.
Sipas studimeve rezulton se femrat janë dy deri në tre herë më të rrezikuara se meshujt që të vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar. Të ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në Ora Tv, specialistët, biologia Mimoza Tamizi, psikologu klinik Lorenc Bajrami, mjeshtri I meditimit Justin Goçi dhe avokatja Sonila Çekrezi e cila ka vuajtur me ankthin kanë folur më gjerësisht për temën.
Sonila Çekrezi: Ankthi është situate që ka fillesë graduale, nisin të bëhen evidente nga individi në individ. Sëmundjet e shëndetit mendor nuk janë përmendur deri vonë, kanë qenë tabu. Unë kam pasur një histori të gjatë me ankthin. Tashmë jam shumë e përmirësuar, mund të them që përfundimisht e kam superuar si gjendje. E kam pasur problem të flas për gjendjen time, për mos të lënduar askënd, flas këtu për familjarët e mi. Jam trajtuar edhe me psikiatër. Jam ndjekur me programin e doktor Justinit dhe e kam superuar këtë gjendje.
Lorenc Bajrami: Jam specializuar në Psikologji Klinike dhe jam specializuar në pacientë që vuajnë me spektrin e ankthit. Kemi një sërë çrregullimesh të ankthit. Kemi çrregullim të atakut të ankthit. Jam përballur kryesisht me të rinj. Jemi të burgosurit e mendimeve tona dhe duhet të punojmë me to. Ofrohet një qasje biosociale.
Justin Goçi: Nuk arrin dot të gjykojë sepse emocioni I ka pushtuar gjendjen mendore. Ka raste që pacientët shkojnë të bëjnë qetësues.
Mimoza Tamizi: Për pacientët që ndjekim, na e gjen AND-ja përgjigjen. Pasi gjendet problemi, nis trajtimi. Personat që janë të pushtuar nga ankthi, mendojnë për frikën e ardhshme, për jetën, për atë që do të ndodhë. Te testi emocional gjejmë shkakun e ankthit.
Justin Goçi: Një problem shumë i madh është paragjykimi ndaj njëri-tjetrit. Kjo e shtyn individin të shkojë drejt ankthit. Është akumulimi i këtyre emocioneve negative që i grumbullojmë.
Lorenc Bajrami: Duhet të drejtohen tek ekspertët, kur shohin se gjendja po përkeqësohet. Duhet të mendojnë pozitivisht.
