Karroca e artë e mbretëreshës Elisabeth II

Në pritje të festimeve zyrtare të Jubileut Platinium që shënon 70-vjetorin e Mbretëreshës Elisabeta e II në fron, Britania e Madhe po bëhet gati për ngjarjen më të rëndësishme të vitit. Ditëlindja zyrtare përkon me katër ditë ngjarje publike nga 2 deri më 5 qershor me një sërë aktivitetesh festive.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pallati "Buckingham" ka publikuar edhe pamjet e karrocës së artë me të cilën monarkja do të bëjë shëtitjen tradicionale teksa do të përshëndesë njerëzit që pritet të mbushin rrugët.

Karroca e artë e mbretëreshës Elisabeth II

Mbretëresha Elizabeth II mbushi 96 vjeç të enjten teksa urimin e mori nga një bandë ushtarake, dhe përshëndetje ceremoniale me armë. Banda e Gardës së Coldstream, me tunika të kuqe dhe kapele lëkure ariu, interpretoi për turmat e shikuesve jashtë shtëpisë së saj në Kështjellën Windsor, në perëndim të Londrës.

Përshëndetjet ceremoniale me armë kumbuan në të gjithë vendin, duke përfshirë Kullën e Londrës. Por mbretëresha qëndroi e tërhequr në pronat e saj në Sandringham në Anglinë lindore për një pushim të shkurtër. Pallati mbretëror publikoi një fotografi të Mbretëreshës me dy kuajt e saj poni.

Sipas traditës mbretërore që nga shekulli i 18-të, monarku feston një ditëlindje të dytë zyrtare, që zakonisht celebrohet në mot të ngrohtë, në qershor. Mbretëresha është kreu i shtetit të Britanisë dhe 14 vendeve të tjera të Commonwealth-it në mbarë botën.

Mediat shkruajnë se pallati po përgatitet për zbulime të reja rreth jetës mbretërore nga princi Harry, i cili do të publikojë kujtimet e tij më vonë këtë vit. Ish-kapiteni i ushtrisë britanike u largua nga linja e frontit mbretëror vitin e kaluar dhe u transferua në Kaliforni me gruan e tij amerikane Meghan Markle.