Boris Johnson premton të mbështesë Suedinë dhe Finlandën përballë kërcënimit rus

Kryeministëri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të japë çdo mbështetje që kërkohet pas nënshkrimit të një marrëveshjeje historike të sigurimit me Suedinë dhe Finlandën.

Johnson ka premtuar se do t'i japë Suedisë dhe Finlandës çfarëdo lloj ndihme që ata kërkojnë nëse sulmohen, përfshirë mbështetjen ushtarake.

Komentet e tij vijnë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje historike të sigurimit me të dy kombet, duke u zotuar të "forcojë lidhjet ushtarake" përballë pushtimit rus të Ukrainës.

Duke shpjeguar marrëveshjet me Finlandën dhe Suedinë, Johnson tha: "Në rast fatkeqësie ose sulmi, ne do t'i ndihmojmë tjetrit, sipas kërkesës, dhe do të jetë në dorën e palës tjetër të thotë se çfarë lloj ndihme duan."

Sipas marrëveshjeve, të dy vendet pritet t'i ofrojnë Mbretërisë së Bashkuar mbështetje, nëse kjo kërkohet. Të dy vendet po shqyrtojnë gjithashtu nëse do të anëtarësohen në NATO.

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha se vendi i saj do të ishte më i sigurt si rezultat i marrëveshjes së ndihmës reciproke me Mbretërinë e Bashkuar.