Çfarë është sistemi global për të matur qëndrueshmërinë e qyteteve?
Sipas një hulumtimi të publikuar sot në The Lancet Global Health është zbuluar se përmes një sistemi global mund të matet qëndrueshmëria e qyteteve në mbarë botën dhe të vlerësohen politikat për t'i bërë qytetet më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme.
Në studim thuhet se ndërsa shumica e qyteteve aspirojnë të bëhen më të qëndrueshme, shumë prej tyre nuk kanë objektiva të matshme të politikave për të ndihmuar në arritjen e atyre synimeve.
Më shumë se 80 studiues në 25 qytete në 19 vende zhvilluan mjete që mund të përdoren nga çdo qytet kudo për të vlerësuar dhe monitoruar progresin drejt të qenit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.
Bashkëdrejtuesi dhe autori kryesor i punimit Melanie Lowe, tha se treguesit mund të ndihmojnë qytetet për të forcuar politikat e planifikimit të qytetit.
Autorët kanë bërë thirrje për një sfidë të 1000 qyteteve për të aktivizuar një program global të shkencës qytetare për të mbledhur të dhëna dhe për të krijuar tregues të planifikimit të qytetit, për të përmirësuar bazën e njohurive dhe për të përmirësuar vendimmarrjen. Këto mund të përdoren nga agjencitë globale për të vlerësuar progresin drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.
"Kjo është e ardhmja e qytetit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. Qytetet e përbëra nga fshatra dhe krijimi i qytetit 15-minutësh, ku njerëzit mund të jetojnë lokalisht, të ecin dhe të kenë akses në lehtësitë që u nevojiten për jetën e përditshme", është shprehur studiuesja Billie Giles-Corti./ORG/
