Ish konkurrenti i Për'puthen: Mikela dhe Erjoni nuk janë çift i vërtetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2022, 18:36
Xhafer Thaqi ishte i ftuar këtë të shtunë në #Expuls nga Ronaldo Sharka në ekranin e RTV Ora.
Xhaferi foli për eksperiencën e tij në programin "Për'puthen" në intervistën e tij të parë pas daljes duke treguar gjërat pozitive dhe pakënaqësitë nga programi.
Ndër të tjera, pyetjes se si i duken çiftet e krijuara nga Për'puthen, Xhaferi u ndal pikërisht tek Mikela dhe Erioni duke thënë se nuk i duken të vërtetë:
"Le t'ja lëmë kohës t'a shohim sa të vërtetë janë, mua s'më duken. Sidomos çifti i fundit Mikela dhe Erioni, por koha do flasë. Unë kam vërtetuar që nuk flas kot" - u shpreh ai!
Ndiqni intervistën e plotë:
