Bono i U2, shfaqje në Kiev

Ylli irlandez i rock-ut, Bono i ka kushtuar një koncert luftës së ukrainasve për liri. Nga platforma e një stacioni metroje në Kiev, ikona 61-vjeçare e rock-ut bëri lutjen e tij "për paqe" teksa risolli brezin e klasikëve të U2 "Sunday Bloody Sunday", "Desire" dhe "With or without you".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Njerëzit në Ukrainë nuk po luftojnë vetëm për lirinë e tyre, ata po luftojnë për të gjithë ne që e duam lirinë", tha ai.

Këngëtari iu referua gjithashtu konflikteve të së kaluarës në vendlindjen e grupit në Irlandë.

"Ne lutemi që ju të shijoni pak nga ajo paqe së shpejti", u shpreh këngëtari.

Paraqitja befasuese e Bonos erdhi ndërsa sirenat e sulmit ajror jehonin në kryeqytetin ukrainas dhe luftimet u ndezën në lindje të vendit. Në një moment, Bono ftoi një ushtar ukrainas për të kënduar së bashku me të.

Bono performoi së bashku me kitaristin e U2 'The Edge' para një turme të vogël fansash, përfshirë anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës.

Një prej tyre tha:

"Janë emocione të mira, kjo është e gjitha".