Greqi, shqiptarët shisnin kokainë duke e fshehur në gjokset e të dashurave të tyre
Dy vëllezër shqiptarë e fshihnin kokainë që shisnin në lagjet e Pireut, në gjokset e të dashurave të tyre, ndërsa kishin edhe një foshnje në krah për tu mbuluar.
Shqiptarët, 24 dhe 26 vjeç, shoqëroheshin në Alisverisi nga të dashurat e tyre me vogëlushen.
Spiralja familjare e trafikut të drogës u zbulua pasditen e së shtunës së kaluar në rrugën Sachtouri në Pire, ku efektivë të “DIAS” panë vëllezërit duke biseduar dhe më pas duke shkëmbyer sende.
Policia, e cila e kuptoi transaksionin, kërkoi ndihmë dhe i ndaloi menjëherë vëllezërit.
Një makinë Smart ishte parkuar së bashku me një Fiat të zi në pronësi të 24-vjeçarit, në të cilin hipnin bashkëmoshatarja e tij dhe një foshnjë.
Nga kontrolli i policisë në makinën e dytë u gjetën pako kokaine, ndërsa në gjoksin e vajzës ishin fshehur tre qese me kokainë.
Ajo para hetuesve u shfaqu e penduar dhe ka pohuar se drogën e ka fshehur në gjoks që të mos arrestohet partneri i saj.
“Kërkoj falje, pendohem dhe nuk do ta bëj më. Thjesht doja të ndihmoja të dashurin tim që të mos arrestohej, pasi nuk është tregtar, por përdorues”, - tha 24-vjeçarja në polici.
Edhe 26-vjeçarja që hipte në makinën e dytë kishte të fshehur drogë në gjoks. Tek ajo u gjetën ndër të tjera edhe 470 euro.
Ndërkohë, blerësi 36-vjeçar, të cilit i janë gjetur 4.2 gramë kanabis me vete, ka treguar si shitës 26-vjeçarit i ka dhënë 20 euro për doza droge.
I pyetur se si ishte rregulluar shitja, ai tha se kishte folur me një person të panjohur një orë më parë përmes Facebook.

