Përfaqësuesi i BE, Lajçak priti në një darkë joformale Kurtin dhe Vuçiç

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor,  Miroslav Lajçak ka pritur mbrëmjen e djeshme në një darkë joformale Kryeministrin e Kosovës  Albin Kurtin, dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

"Mirëpresim mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth Dialogut me Kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiç në Berlin' shkruan Lajçak në rrjetin e tij social Twiter.

Lajçak gjithashtu shpereh dhe mirënjohjen ndaj qeverisë gjermane për pritjen si dhe thotë,"Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj".

Ditën e djeshme në Berlin kancelari gjerman Olaf Scholz është takuar me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti  dhe më pas me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

“Qëllimi i bisedimeve të Brukselit është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme midis dy vendeve, që u hap të dyja vendeve perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kontribuon për qëndrueshmërinë rajonale", tha kancelari Schol.