“Serbia po kërcënon Ballkanin” Vuçiç vazhdon retorikën: Të pavërteta të turpshme!
Serbia nuk rrezikon askënd në Ballkanin Perëndimor dhe akuza të tilla janë të pavërteta të paturpshme për vendin.
Kështu tha sot presidenti Aleksandër Vuçiq në Berlin, duke shtuar se këtë gjë ia ka përcjellë kancelarit gjerman Olaf Scholz në bisedën e tyre.
Pyetjeve të gazetarëve se çdo ditë paralajmërojnë nga rajoni dhe nga Evropa se dikush po kërcënon në Ballkanin Perëndimor, nën ndikimin e Putinit, duke aluduar për Serbinë, Vuçiq u përgjigj se këto janë të pavërteta të turpshme.
“Për të gjithë ata që thonë se Serbia po rrezikon dikë, kjo është një e pavërtetë dhe e turpshme. Këtë ia thashë Scholz-it, publikisht dhe ministres Berbok kur ajo ishte në Beograd, dhe këtë e përsëris vazhdimisht. Edhe nëse unë nuk them të vërtetën, koha është para nesh, kështu që vetë Scholz do të mund ta konfirmojë apo mohojë këtë”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se faktet do të duhet të konfirmohen ose mohohen.
I pyetur nëse biseda me Scholz ishte e vështirë siç priste, Vuçiq tha se kur dëgjoi se cilat ishin temat në diskutim, pohoi se ishte e qartë se biseda nuk ishte e lehtë.
“Kur flisni me Gjermaninë, gjithmonë duhet të keni dozën më të madhe të përgjegjësisë dhe seriozitetit, por Scholz bëri gjithçka për të pasur një bisedë jashtëzakonisht konstruktive, kuptimplote dhe të drejtë”, tha Vuçiq.
Kujtojmë se Serbia është duke u armatosur duke marrë armë nga Turqia dhe Rusia, pavarësisht kritikave nga perëndimi, ndërsa ka vazhdon retorikën e saj të ashpër kundër Kosovës dhe albin Kurtit.
