Kancelari gjerman: I gjithë Ballkani duhet të jetë në BE, Kosova të negociojë me Serbinë
"Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në BE". Kështu deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz pas takimit me kryeministrin Kurti, duke i bërë thirrje Kosovës që të marrë pjesë në negociatat konstruktive me Serbinë.
Ai pritet të vizitojë Prishtinen dhe vendet e tjera të rajonit.
Para takimit presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar për gazetën gjermane Handlesbalt se BE-ja është një synim strategjik i Serbisë, e cila mbetet e vendosur në rrugën evropiane dhe se kjo është arsyeja pse po takohet me kancelarin Olaf Scholz.
Para se të mbërrinte në Gjermani, Vuçiç tha se Serbia ka nevojë për respektin dhe vlerësimin që vendi kishte nga ish-kancelarja Angela Merkel dhe theksoi se ai nuk kërkon asgjë në Berlin përveç një perspektive të mirë evropiane.
