E rëndë! Efektivi i Policisë vret me armë zjarri vëllanë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës, Kosovë.

Sipas mediave të Kosovës, një efektiv policie ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij.

Deri më tani  nuk dihen shkaqet e vrasjes, ndërkohë polici është arrestuar dhe ngjarja është nën hetim.

Njoftimi i policisë

“Kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”.

“Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi i dyshuar (zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policorë në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”.