Shkelmoi një kotele në det në Greqi, do të përballet me 50,000 € dhe deri 10 vite burg
Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka shkelmuar një kotele në det në një restorant grek.
Nëse dënohet për abuzim me kafshët, burri përballet me një dënim deri në 10 vjet burg dhe një gjobë maksimale prej 50,000 € (52,649 dollarë).
Pamjet e incidentit tronditës tregojnë tre persona duke darkuar jashtë në restorantin buzë detit në ishullin Evia.
Vendasit thuhet se e çuan kotelen te një veteriner për ekzaminim dhe fatmirësisht ajo nuk u lëndua.
Videoja shkaktoi zemërim në mediat sociale në Greqi, duke çuar në arrestimin e burrit.
Madje, drejtori i policisë i Greqisë tha se dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme.
Ndërsa ministri Takis Theodorikakos tha në Facebook:
“Pak më parë një person është arrestuar nga Policia greke, i cili ka goditur me shkelma dhe ka hedhur në det një kotele. Dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme. Qeveria ka miratuar një ligj të rreptë për mbrojtjen e kafshëve nga abuzimi i cili tashmë është në fuqi, por në çdo rast kjo është një çështje njerëzore dhe kulture. Jam thellësisht i pikëlluar për ata që abuzojnë me kafshët dhe për ata që e tolerojnë atë. I përshëndes nga zemra ata që vunë në dukje këtë çështje. Ai tashmë i përket drejtësisë greke.”
