Shqipëria në OKB: Putini, një vëllavrasës
Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbajti mbledhjen e radhës për të diskutuar krizën dramatike humanitare në Ukrainë.
Në fjalën e tij, ambasadori dhe përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha e quajti Kremlinin një mostër, përderisa ka zgjedhur të vrasë ukrainasit që deri dikur i quante vëllezër.
Ferit Hoxha: "1200 trupa janë zbuluar rreth Kievit dhe janë pothuajse të gjithë civilë të vrarë me plumba në kokë. Ju e mbani mend, Kremlini i ka konsideruar ukrainasit si vëllezër dhe tani po i vret. Kur ti vret familjen tënde, ti je një monstër. Ushtarët rusë kanë torturuar e përdhunuar vetëm për të qenë të nderuar për trimërinë e tyre. Të gjitha format e Rusisë për të korrur sukses, po bëhen duke rrafshuar qytete dhe duke terrorizuar qytetarët. Kjo është fitorja alla-ruse".
Në fjalimin e tij, ambasadori Hoxha nuk bëri përgjegjës të gjithë popullin rus për vendimet e presidentit Putin, për të cilin tha se është ende në kohë për t’i rregulluar gabimet.
"Qytetarët rusë duhet ta kuptojë se kjo luftë nuk po e lavdëron vendin e tyre, por e ka izoluar si kurrë më parë, duke mos bërë më prosperitet. Askush nuk do të shkatërrojë ose të kancelojë Rusinë, nëse Kremlini ka ndërmarrë vendime të gabuara, mund ta korrektojë duke ndalur luftën, duke i thirrur arsyesh dhe duke u rikthyer në diplomaci, duke respektuar fqinjët dhe duke e lënë Ukrainën e madhe në liri. Kjo është ajo që nevojitet", ka thënë Hoxha.
Hoxha shprehu edhe njëherë se Shqipëria është në të njëjtën linjë me Bashkimin Evropian sa i përket sanksioneve, por gjithashtu edhe përgjigjes së unionit për të siguruar ndihmë financiare dhe ushtarake për Ukrainën.
Ambasadori përmendi edhe paradoksin e madh që përdor Rusia ndaj lidershipit ukrainas.
"Preteksti kryesor i sulmit të Ukrainës ishte denazifikimi i vendit. Por qytetari i parë ukrainas, presidenti Zelenski është një hebre", është shprehur ai.
