Aksidentoi çiftin e foshnjen, Ajes Sulejmani shkelës “kronik”, u shoqërua 3 javë më parë me G-Classin

Policia e Tiranës ka dhënë informacion shtesë lidhur me aksidentin në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes

Blutë bëjnë me dije se Ajes Sulejmani është prangosur në një spital privat, dhe më pas shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe arrestimi i tij.

“Drejtuesi i automjetit me targa të huaja, shtetasi me iniciale A. S., 39 vjeç, i dyshuar si autori që shkaktoi aksidentin me këmbësorët, në Rrugën e Kavajës, është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.” – njofton policia.

Sulejmani ishte një shkelës kronik i rregullave të qarkullimit dhe është ndëshkuar disa herë, me bllokues gomash, për shkak të parkimeve në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët e kryeqytetit.

Po ashtu, ai është shoqëror tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.