“Pak paqe” në mes të luftës, BE-ja feston 72 vjetorin e unitetit dhe bashkëpunimit politik

Bashkimi evropian, këtë vit ia ka kushtuar popullit ukrainas ditën e vendosjes së paqes. Përgatitjet për festimet e 9 majit tashmë kanë nisur, teksa dyert e institucioneve të vendeve anëtare janë hapur për vizitorët.

Institucionet e BE-se kane hapur dyert për publikun ne Bruksel një dite përpara festimit te përvjetorit të 72-të për paqe dhe unitet në Evropë, e njohur ndryshe si Dita e Evropës.

Më 9 maj 1950 u propozua marrëveshja e parë për një formë të re bashkëpunimi politik e që më pas solli dhe formimin e një aleancë ekonomike e përbërë sot nga 27 shtete anëtare.

Festimet do të mbahen edhe në Luksmburg, Strasburg dhe në të gjitha shtetet evropiane.

Ky vit e ka përballur bllokun evropian me sfidën me te vështire të tri viteve te fundit.

Pas dy vitesh kufizime për shkak të pandemisë, kjo festë mbahet paralelisht me luftën në Ukrainë, një vend aspirues për t’u anëtarësuar.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Këshilli i Evropës shkruan se kjo ditë i kushtohet popullit ukrainas. Në shenjë solidariteti, krahas 27 flamujve në Bruksel valvitet edhe flamuri ukrainas.

9 maji perkon edhe me Ditën e Fitores qe kremtohet në Moskë me parada te mëdha ushtarake lidhur me kapitullimin e nazisteve ne Luftën e Dyte Botërore.