Zelensky: Vizita e Biden në Ukrainë do të ishte “sinjal pozitiv”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, është shprehur se do të ishte e rëndësishme që presidenti amerikan, Joe Biden, të vizitonte Kievin.

Më tej ai ka thënë se nëse Biden do shkonte në Ukrainë do ishte një sinjal pozitiv, pasi ukrainasit e shohin SHBA si partner strategjik.

“Është e rëndësishme. Mendoj se është shumë e rëndësishme sepse besoj që Biden është Presidenti i qytetërimit më të madh demokratik në shoqërinë tonë, kështu e konsiderojnë ukrainasit. Ukrainasit e shohin SHBA si partnerin e tyre strategjik, do të ishte një sinjal i madh për ne nëse vinte. Johnson erdhi. Do të ishte gjithashtu mirë që Biden të shihte Ukrainën”, shtoi Zelensky.