Rama i mbylli 'derën' Presidentit nga populli, Kume: Politika do ta ketë çdo gjë në dorë

Teksa procesi për zgjedhjen e Presidentit ka dominuar debatin politik të ditëve të fundit, ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume thotë se ky debat mund të ishte shmangur nëse zgjedhjen e Presidentit do t'ja kishin deleguar sovranit.

Këtij propozimi kryeministri Rama i mbylli derën duke thënë se jemi republikë parlamentare, por Kume në Ora News e sheh më tepër si mungesë vullneti të klasës politike.

Kume: Është çështje që ha diskutim. Nuk është se nuk ka shembuj që republika është parlamentare dhe presidenti zgjidhet nga populli. Është mungesa e vullnetit për ta deleguar këtë të drejtë te sovrani, dëshira e madhe e skajshme që ka pasur klasa politike dhe vazhdon ta ketë që çdo gjë ta ketë ajo në dorë.

Poll

Në një intervistë me gazetarin Everest Dedaj, ai thotë se "politika sa herë që është angazhuar për të rregulluar kornizën ligjore, të parë dhe të fundit kanë pasur interesin e tyre, të parë dhe të fundit në sjelljen e tyre kanë pasur kjo është e drejtë dhe detyrë që mund ta bëjmë vetëm ne, nuk keni punë jo".

Kume thotë se kjo kulmon me sjelljen e partive politike ndaj reformës zgjedhore.