Gucci “vishet” me kriptomonedhë, marka e veshjeve luksoze pranon monedhat virtuale
Monedhat e ndaluara virtuale në shumë vende të botës do të përdoren lehtësisht nga klientët e Guccit. Kompania luksoze do të lejojë blerjet me Bitcoin dhe kriptomonedha të tjera në disa prej pikave të saj kryesore në Shtetet e Bashkuara.
Gucci, në pronësi të Kering të Francës, i bashkohet një numri në rritje të kompanive që kanë filluar të pranojnë monedha virtuale.
Marka e veshjeve luksoze do të fillojë të pranojë pagesa në kriptovaluta në disa nga dyqanet e saj në Amerikë, duke filluar nga fundi i ketij muaji
Por klientet që paguajnë në dyqane me kriptovaluta do t'u dërgohet një email me një kod QR për ta përdorur me një portofol të aseteve dixhitale - një aplikacion transaksionesh financiare që funksionon në pajisjet celulare.
Marka mjaft e njohur planifikon të prezantojë platformen në të gjitha dyqanet e Amerikës së Veriut që operon drejtpërdrejt në të ardhmen e afërt.
Ajo qe vlen te theksohet eshte se pranimi nga Gucci të pagesave permes kriptomonedhave, shënon një tjetër hap përpara për monedhat virtuale.
Gucci është emri i fundit i madh që ka njoftuar se do të marrë kriptomonedhën si pagesë. Më herët gjigantin e teknologjisë Microsoft, firma amerikane të telekomunikacionit AT&T dhe zinxhiri i kafesë Starbucks, pranonin pagesa të tilla.
Vitin e fundit Bitcoin është bërë gjithashtu mjet ligjor në dy shtete - El Salvador dhe Republikën e Afrikës Qendrore.
El Salvador lajmeroj se do t'i lejonte konsumatorët të përdorin kriptomonedhën në të gjitha transaksionet, së bashku me dollarin amerikan, por Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar të anulojë vendimin.

