SHBA dha informacionin që ndihmoi Ukrainën të fundoste Moskva
SHBA siguroi informacionin që ndihmoi Ukrainën të mbyste Moskvan, anijen më të madhe rusenë Detin e Zi, bëjnë të ditur disa media amerikane.
SHBA tha se ishte Moskva dhe ndihmuan në konfirmimin e vendndodhjes së saj. Ukraina më pas e goditi atë me dy raketa.
SHBA tha se ishte Moskva dhe ndihmuan në konfirmimin e vendndodhjes së saj. Ukraina më pas e goditi atë me dy raketa.
Një zëdhënës i Pentagonit tha se SHBA dha informacionin për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë veten e vet.
Zëdhënësi John Kirby mohoi raportet e mëparshme të mediave se SHBA po jepte informacione për vendndodhjen e gjeneralëve të lartë rusë në fushën e betejës, në mënyrë që forcat ukrainase të mund t'i vrisnin ata.
"Ne nuk japim informacione për vendndodhjen e liderëve të lartë ushtarakë në fushën e betejës ose nuk marrim pjesë në vendimet e shënjestrës së ushtrisë ukrainase," tha ai.
Kirby tha se Ukraina ka kombinuar informacionin që SHBA-ja dhe të tjerët i kanë dhënë me informacionet e inteligjencës së tyre.
“Pastaj ata marrin vendimet dhe veprimet e tyre”, tha ai.
