Shembet ndërtesa 6 katëshe, humbin jetën 53 persona, shpëtohen 10 të tjerë
Pesëdhjetë e tre persona kanë vdekur pasi pjesa e pasme e një ndërtese gjashtëkatëshe u shemb papritur në Kinë.
Ndërtesa rezidenciale dhe tregtare u rrëzua më 29 prill. Mediat e huaja, bëjnë me dije se 10 persona janë shpëtuar nga ndërtesa në qytetin Changsha, në provincën Hunan, ndërkohë që operacioni i kërkimit është ndërprerë.
I mbijetuari i fundit u nxor nga rrënojat të enjten, gjashtë ditë pas shembjes.
Të mbijetuarit po trajtohen në spital ku mësohet se janë në gjendje të mirë.
Të paktën nëntë persona janë arrestuar me dyshimin se kanë shpërfillur kodet e ndërtimit ose shkelje të ngjashme.
Ata përfshijnë pronarin e ndërtesës, tre persona përgjegjës për projektimin dhe ndërtimin dhe pesë persona që dyshohet se kanë dhënë një vlerësim të rremë të sigurisë për një shtëpi pritjeje midis katit të katërt dhe të gjashtë të ndërtesës.

