Rusët vendosin taksa në tokat e pushtuara të Zaporizhzhias
"Administrata" ruse në tokat e pushtuara të rajonit të Zaporizhzhias, në jug të Ukrainës po i detyron banorët e zonës të riregjistrojnë bizneset e tyre, të raportojnë mbi tokën që kultivojnë dhe të paguajnë taksa.
Një deklaratë e tillë erdhi nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ditën e sotme.
Administrata e mbrojtjes së Ukrainës tha se biznesmenët në qytetin e Enerhogar, ku ndodhet stacioni më i madh bërthamor në Europë, që refuzojnë të riregjistrohen nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre.
"Në qytetin e Mykhailivka biznesmenët regjistrohen dhe tatohen sipas rregullave të rusëve ndërsa në fshatin Chernihivka fermerët duhet të raportojnë tokën që zotërojnë dhe të paguajnë një "qira" përpara se tu lejohet ta kultivojnë", deklaroi ajo.
Moska pushtoi pjesë të Zapoizhzia-s si pjesë e planit të saj për të arritur deri në rajonet rusfolëse të Ukrainës lindore dhe jugore.
