Vritet në luftë ushtarja e parë femër nga radhët e Rusisë

Rusia ka humbur ushtaren e parë femër gjatë luftës në Ukrainë. Mediat e huaja, bëjnë me  dije se ka mbetur e vrarë një mjeke, e cila vdiq nnga zjarri i bombave në betejën për Mariupol. Valentina Galatova, 27 vjeç, nënë e një fëmije, vdiq duke luftuar në qytetin port të Detit të Zi muajin e kaluar, megjithëse vdekja e saj u konfirmua nga mediat ruse vetëm të mërkurën.

Galatova lindi në Siberi, por u zhvendos në Voronezh, rreth 170 milje në veri-perëndim të qytetit ukrainas të Kharkiv, kur ishte e re. Pas pushtimit të fundit rus të Ukrainës në vitin 2014, ajo u zhvendos në një zonë të provincës Donetsk të pushtuar nga separatistët pro-Moskovës me burrin e saj, ku lindi fëmijën e tyre të vetëm – një djalë, tani 8 vjeç. Galatova studioi psikologji në Donetsk dhe u diplomua në janar të këtij viti.

.Pasi Putin sulmoi Ukrainën për në shkurt të këtij viti, Galatova doli vullnetare për forcat e armatosura të DPR dhe u dërgua në Ukrainë.

Rusia i ndalon gratë nga rolet luftarake në vijën e parë, kështu që ajo u vu në punë si mjeke e vijës së parë.

Në mediat ruse për vdekjen e të resë shkruhet: Më 14 prill ajo u vra nga zjarri gjatë kryerjes së një misioni luftarak.