Hungaria kundër BE-së për embargon e naftës ruse

Sikundër edhe kishin paralajmëruar, Hungaria nuk do ta mbështesë propozimin e Komisionit Evropian, për një embargo të plotë të naftës ruse deri në fund të vitit.

Kryeministri i sapozgjedhur hungarez, Viktor Orban tha se shteti i tij nuk do të mbështesë paketën e gjashtë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë sa i përket ndalimit të importit të naftës ruse.

Sipas Orban, propozimi i Komisionit Evropian do të përbënte një "bombë bërthamore" mbi ekonominë hungareze, por megjithatë la të hapur mundësinë për negociata për propozime të reja, të cilat do t’i shkonin përshtat interesave të Budapestit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në 4 maj, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, prezantoi paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë për shkak agresionit në Ukrainë.

Në propozim përfshihet heqja dorë nga furnizimet me naftën e papërpunuar ruse brenda gjashtë muajsh dhe nga produktet e rafinuara deri në fund të këtij viti.

Pakoja e gjashtë e sanksioneve të bllokut evropian, kërkon miratimin unanim të 27 vendeve anëtare të BE-së, e cila me shumë mundësi do të ndeshet me veton e Budapestit çka do të çonte në mosmiratimin e saj