Zbulohen më shumë se 500 kg kokainë në kontenierët me kafe nga Brazili

Më shumë se 500 kilogramë kokainë u gjetën nga autoritetet zvicerane në kontenierët e ngarkuar me kafe të destinuar për një fabrikë Nespresso në Romnn, Zvicrën perëndimore.
Sipas policisë, Nespresso ka informuar të hënën mbrëma se punonjësit e fabrikës së saj kanë gjetur një sasi të papërcaktuar të lëndës së bardhë gjatë shkarkimit të qeseve me kokrra kafeje që sapo kishin ardhur nga Brazili.
Nga analizat laboratorike rezultoi se bëhej fjalë për kokainë.
Pas një kontrolli në pesë kontejnerë të tjerë që kishin mbërritur po atë ditë, u sekuestruan më shumë se 500 kilogramë drogë.
Sipas policisë, kokaina e sekuestruar ishte “e pastër” në më shumë se 80% dhe vlera e saj e vlerësuar është 50 milionë franga zvicerane ose 48 milionë euro.
“Duket se droga ishte e destinuar për tregun europian”, sipas policisë.
“Kjo substancë nuk ka rënë në kontakt me asnjë nga produktet apo pajisjet tona që ne përdorim”, tha Nespresso në një deklaratë, duke siguruar publikun se “të gjitha produktet tona janë të sigurta për t’u përdorur dhe konsumuar”.
