Si nëpër filma/ Shikoni momentin se si grabitet argjendaria Chanel në qendër të Parisit (Video)

Katër persona të armatosur, kanë grabitur argjendarinë Chanel në mes të Parisit.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se argjendaria ndodhej në një nga zonat më të populluar të Parisit, përballë ministrisë së drejtësisë në sheshin e famshëm Place Vendome.

Skenat e ngashme me ato të filmave aksion u regjistruan nga kalimtarë të shumtë. Katër grabitësit u filmuan edhe nga kamerat e sigurisë duke dalë të qetë nga argjendaria luksoze pasi kishin mbushur flori dhe objekte të çmuara.

“Është një grabitje,” tha një dëshmitar i shtangur teksa xhironte skenat me celularin e tij.

“Më duket se nuk kishte fare siguri në atë dyqan. Çdo gjë ndodhi brenda pak minutave”- tha një tjetër dëshmitar.

Sipas dëshmitarëve katër grabitësit ndaluan me dy motoçikleta dhe hynë brenda. Më pas ata urdhëruan punonjësit e argjendarisë të shtriheshin përtokë, ku kanë nisur të mbledhin floritë dhe orët e shtrenjta.

Sipas mediave pasi kanë bërë grabitjen janë larguar, sakaq automaikët i mbanin në dorë.