Depp kundër Heard, psikologia: Amber u lidh me Elon Musk pasi përfundoi me Johnnyn

Amber Heard u takua me Elon Musk në Met Gala në maj 2016, dhe të dy filluan të kishin një lidhje të menjëhershme në ditët që pasuan.

Këtë e dëshmoi Dawn Hughes, psikologia ligjore që dëshmoi sot në krah të aktores në gjyqin për shpifje të ngritur ndaj saj nga ish-bashkëshorti i saj Johnny Depp.

Shënimet nga Hughes tregojnë se Heard dhe Musk u lidhën fill pas 27 majit 2016, kur aktorja paraqiti një urdhër të përkohshëm gjyqësor që ndalonte Depp që t'i afrohej asaj.

Johnny e akuzoi Heardin se e tradhtoi me Musk. Njeriu më i pasur në botë ishte në listën e dëshmitarëve të lëshuar nga avokatët e paditësit në fillim të gjyqit, por mesa duket Amber nuk do ta thërrasë për të dëshmuar.